Flash

Rozana i dedikon status Françesk Radit, "Të duartrokasin tani,aty ku të goditën"

Lapsi.al 27 December 2017
Rozana i dedikon status Françesk Radit, "Të duartrokasin

Rozana Radi i dedikoi një status në Instagram xhaxhait të saj, këngëtarit Françesk Radi, i cili u nda nga jeta më 3 prill të këtij viti duke u shprehur se ata që të futen thikën pas shpine në të duartrokasin sot.

Statusi i saj i plotë:

“I shikon?

Duartrokasin për ty salla e pallatit të koncerteve, e njëjta salla ku ty të ngulen thikën pas shpine disa herë. Është e njëjta sallë ku publiku të duartrokiste e këndonte bashkë me ty. Mbrëmë dëgjuam muzikën tënde “Biçikletën” që ti e doje aq shumë, por nuk patëm fatin të të dëgjonim zërin. Jo se nuk e kemi zërin tënd, por sepse ti nuk do lejoje kurrë të këndoje në një cd në pallatin e koncerteve.

Franko, është nata e krishtindjes dhe është viti i parë që ti nuk do të jesh më me kitarën tënde në tavolinën tonë të madhe. Është e vështirë është aq e vështirë sa tek shkruaj më mblidhet një lëmsh në grykë.

Por ne me zërin që na dridhet do këndojmë këngët e tua dhe do falënderojmë Zotin që na bekoj me një njeri si ti në jetën tonë. Gëzuar Krishtlindjen Franko. Të duam shumë," - shkruan Rozana Radi.

Të këshilluara

Beyonce shpallet më e pasura në botë

Revista prestigjoze “Forbes” shpalli këtë fundvit edhe listën e artistëve më të pasur në glob, listë e cila kryesohej nga Beyonce me të ardhura 105 milion dolla...

12:41

Rihanna në zi për njeriun e dashur (FOTO)

Në profilin e saj në Instagram Rihanna ka ndarë me të gjithë lajmin e trishtë se ka humbur kushëririn e saj. Gjithashtu, këngëtarja nuk ka kursyer edhe fjalë...

11:14

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI