Flash

Donald Lu pranon se në takim me Arta Markun u fol për Saimir Tahirin: Ndjekje penale e shpejtë!

Lapsi.al 28 December 2017
Donald Lu pranon se në takim me Arta Markun u fol për Saimir Tahirin:

Donald Lu ka pranuar se çështja Tahiri është përmendur në takimin që ai pati me Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. Në një intervistë për revistën Mapo, ambasadori amerikan tha se “Akuzat specifike kundër Saimir Tahirit janë shumë serioze dhe meritojnë një hetim tërësor dhe, nëse provohen, ndjekje penale të shpejtë. Kemi nxitur Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme dhe kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që ta çojnë këtë çështje përpara pa anshmëri politike apo si përgjigje të presionit politik”. 

I pyetur se mos ndoshta Lu është treguar më i butë se ç’duhet me mazhorancën, përgjigjia ka qenë mohuese. “Edi Rama ankohet fort se sa i padrejtë kam qenë ndaj tij dhe socialistëve, por e bën këtë privatisht”, ka rrëfyer ambasadori amerikan.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI