Flash

Hafizi urim për LIBRA dhe thumbim për Blushin: Ëndrrën nuk e zhbën dot intriganti e as mashtruesi

Lapsi.al 28 December 2017
Hafizi urim për LIBRA dhe thumbim për Blushin: Ëndrrën nuk e

Përmes një statusi në Facebook, Hafizi ka kujtuar shkurtimisht disa nga arritjet e vitit që po lëmë pas, duke u ndalur edhe në sferën politike. Hafizi ka thumbuar edhe kryetarin e LIBRA-s Ben Blushi, pas konfliktit që të dy patën pak muaj më parë. Hafizi në statusin e saj shkruan se ëndrrën që mijëra votues kanë kur zgjodhën më 25 qershor të votojnë për LIBRA-n, nuk mund ta zhbëjë dot intriganti e as ngatërrestari.

“I veçantë dhe në jetën time politike. Sepse qenë me mijra ata burra e gra që shpresuan një politikë tjetër dhe votuan me 25 qershor LIBRA-n, alternativën politike që unë ngrita me shumë mund e dashuri, bashkë me qindra të tjerë. I përshëndes me respekt! Dhe me besimin se asgjë nuk ka humbur nga shpresa e tyre e as e imja. Se ëndrrën nuk e zhbën dot intriganti e as ngatërrestari, nuk e shkel uzurpuesi e nuk e vjedh dot kusari, nuk e gënjen mashtruesi e nuk e përlyen dot vulgari! Asgjë nuk e ndal pasionin dhe guximin e një ëndërrimtari ! Për ta bërë më të mirë botën ku jetojmë.

Gëzuar Vitin e Ri 2018!” - shkruan Hafizi

Ndërkohë, marrëdhënia e saj me ish-deputetin Blushi nuk është ajo e një kohe kur themeluan partinë. Nga e-mailet e bëra publike, Blushi e quante Hafizin “Pension të mbarë Moza… Unë nuk ndaj asgjë me hileqarët”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI