Flash

Ishte arratisur, por hidhte "selfie" në Facebook. Policia italiane zbulon shqiptarin grabitës dhe dy shokët e tij

Lapsi.al 28 December 2017
Ishte arratisur, por hidhte "selfie" në Facebook. Policia

Një shqiptar u arratis nga arresti shtëpiak në banesën e së motrës në Salsomaggiore Terme, ndërsa vazhdonte të postonte në Facebook foto me selfie nga vende të ndryshime. Ikja nga arresti shtëpiak ndodhi më 27 shtator.

Nëpërmjet vëzhgimit të fotografive të hedhura në rrjet, duke njohur edhe të dashurën e njërit prej personave në foto, u arrit të gjendej banesa ku jetonte shqiptari në qendrën historike në Parma.

46 vjeçari shqiptar Mirgen Dedgjonaj u arrestuar nga policia në Parma në bashkëpunim me kolegët e tyre në Forlì, ku përveç tij përfunduan në pranga edhe dy shqiptarë të tjerë, përkatësisht Elis Hoxha dhe Ndue Zefi, 21 dhe 22 vjeç, nën akuzën e vjedhjeve të vogla dhe krimet që lidhet me emigracionit.

Hetimet kanë zbuluar se ata qëndrojnë pas një grabitje të kryer më 10 tetor 2017 në një apartament në Forlì. Nga hetimet është zbuluar se në grabitje është përfshirë edhe 46 vjeçari, i cili ligjërisht duhet të ishte nën arrest shtëpiak.

Policia e Parmas kanë konstatuar kështu se njeriu kishte ikur nga shtëpia e motrës së tij që në fillim të 27 shtatorit.

Por, më 24 nëntor, gjykata e Milanos ka lëshuar një urdhër-arresti ndaj tij duke i dhënë një dënim të formës së prerë prej 6 vite e 9 muaj burg për disa krime të kryera në këtë provincë në vitin 2014.

46-vjeçari u arrestua si për urdhrin e arrestimit nga Milano dhe për masën paraprake të lëshuar nga gjykata e Riminit për largim nga arresti shtëpiak, raporton ora news.

Nga vjedhjet e fundit të grupit, janë zbuluar 15 orë të shtrenjta, bizhuteri, veshje, dhe sende të tjera me vlerë disa mijëra euro.

Të tre janë tani në burg në Parma.

Të këshilluara

Tiranë, policia në kërkim të zonjës L

Policia e Tiranës është vënë në kërkim të një zonje e cila akuzohet për mashtrim. Ajo nuk është identifikuar plotësisht, por referohet nga policia si zonja L. ...

19:04

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI