Flash

Pasi bashkuan votat me Veliajn për buxhetin, LSI përjashton nga këshilli bashkiak 4 këshilltarët

Lapsi.al 28 December 2017
Pasi bashkuan votat me Veliajn për buxhetin, LSI përjashton nga

Pas rrjedhjes së votave drejt Veliajt në këshillin bashkiak të Tiranës, LSI ka marrë një vendim drastik për 4 nga këshilltarët e saj. Këta 4 të fundit votuan bashkuan votat që të miratohej buxheti i vitit 2018, duke mos mbajtur të njëjtin qëndrim si LSI.

Ndërkohë për këtë rast ka folur edhe kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, cili është shprehr se këta 4 këshilltarë i pret i njëjti fat si të tjerët që kanë kundërshtuar vullnetin e partisë, duke shtuar se që nga ai moment nuk e gëzojnë më mandatin.

“LSI ka patur një pozicion të qartë, pasi s’ka qenë asnjëherë në mbështetje të këtij buxheti në këshillin bashkiak të Tiranës. Kush e ka votuar nuk e gëzon më mandatin e LSI-së”, - tha ai.

Vasili nuk ka lënë pa përmendur edhe Veliajn, për të cilin ka thënë se do të ishte mirë të mbahej mend për punët dhe jo për atë që e quajti trafik votash.

“Trafikimi provincial i një kryetari bashkie që jeton mbi shitblerjen, pra shitblerja e një vote është riciklimi i trafiqeve të drogës. Tirana s’mund të qeverisit mbi bazën e trafikimit të votës”, - tha Vasili.

Këshilltarët që humbasin mandatin janë: Genta Mezini, Agim Kraja, Bora Panajoti dhe Naim Halili.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI