Flash

Albin Kurti: Nuk besoj se Vetëvendosje do të ndahet, në parti s'ka pasur kurrë babë

Lapsi.al 29 December 2017
Albin Kurti: Nuk besoj se Vetëvendosje do të ndahet, në parti

Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, beson se me diskutime brenda organeve të partisë do t’i tejkalojnë të gjitha mospajtimet që janë shfaqur kohëve të fundit.

Kurti pas lirimit nga paraburgimi, në një intervistë për KosovaPress, nuk beson se Vetëvendosje do të ndahet, pavarësisht kushteve që disa zyrtarë të VV-së i kanë vënë për të mos kandiduar për kryetar të VV-së.

“Unë jam i bindur se demokracia e brendshme në VV, në organet e saj është mëse e mjaftueshme që ne me durim të zhvillojmë diskutimet për të gjitha temat dhe asisoj ta shtjellojmë mospajtimin e brendshme dhe ta tejkalojmë atë edhe për të mirën e VV-së, edhe për të mirën e vendit...Jo, unë besoj që VV, është lëvizja dhe subjekti më demokratik në Kosovë, në të cilin ne besojmë jo vetëm për shkak të programit dhe frymës por për shkak të demokracisë së brendshme në organet e saj. Pra, dialog, diskutim, demokraci do të jetë mëse e mjaftueshme për të zgjidhur të gjitha mospajtimet”, tha Kurti.

Kurti flet edhe për kushtin e vënë nga Dardan Molliqaj dhe të tjerët që ai të mos kandidojë për kryetar të VV-së, për të cilin thotë se nuk është kusht, meqë statuti i VV-së, e përcakton qartë.

Ndërsa, rreth parullave të shkruara në muret e objektit të VV-së, “S’ka babë, ka ide”, Kurti thotë se në Vetëvendosje nuk ka pasur kurrë babë.

“Gjithçka do të diskutojmë brenda organeve të VV-së, besoni për mua çështjet kryesore janë koncepti, programi dhe ajo që është tashmë e domosdoshme që pranohet nga të gjithë reforma organizative në VV. Unë nuk mendoj që tashmë duhet të merremi me gjerat që edhe pak orë i takojnë vitit të kaluar...Nuk ka babë në Lëvizjen Vetëvendosje, s’ka pasur kurrë babë në VV”, u shpreh Kurti.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI