Flash

Arta Marku kap edhe prokurorinë e Tiranës, Petrit Fusha zëvëndësohet nga një prokuror tjetër

Lapsi.al 29 December 2017
Arta Marku kap edhe prokurorinë e Tiranës, Petrit Fusha

E zgjedhur me 69 votat e Partisë Socialiste në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Arta Marku duket se ka vendosur të kontrollojë plotësisht organin e akuzës. Menjëherë pas takimit me Fatmir Xhafajn ka ndryshuar edhe drejtimin e prokurorisë së Tiranës, ku ishte i komanduar Petrit Fusha. Ky i fundit do të vazhdojë detyrën që kishte para se të kompandohej në krye të Prokurorisë së Tiranës.

Në vend të tij, Marku ka vendosur që të emërojë Dritan Rreshkën.

Me vendimet që ka marrë, Arta Marku po tregon se nuk do të jetë edhe aq e përkohshme në detyrë. Lëvizjet në prokurori janë dëshmi se pavarësisht mënyrës si u zgjodh ajo do të përdoret për të ndryshuar mënyrën e punës së organit të akuzës.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI