Flash

Basha paralajmëron protesta: Rama i trembet hetimit të Tahirit!

Lapsi.al 29 December 2017
Basha paralajmëron protesta: Rama i trembet hetimit të Tahirit!

Kreu i demokratëve ka rinisur sërish të flasë për protesta dhe daljen në rrugë si mënyrën e vetme sipas tij “për ta çliruar Shqipërinë nga krimi”. Nga Kavaja, Basha përmendi hetimit të Saimir Tahirit që mund të pasohet me ekspozimin e tij.

“Edi Rama i trembet hetimit deri në fund të Saimir Tahirit. Edi Rama i trembet, zbulimit, ekspozimit dhe më pas hetimit të lidhjeve të publikuara, të njohura e akoma të paekspozuara të tij me politikanët e lidhur me krimin dhe të tij me vetë krimin” - tha kryetari i Partisë Demokratike.

Në protestat që pritet të nisë opozita mbetet e paqartë nëse do të marrë pjesë në komisionet që do të ngrihen për Këshillin e Lartë të Prokurorisë apo do t'i bojkotojë këto duke bllokuar institucionin që pritet të zgjedhë Prokurorin e ardhshëm të Përgjithshëm.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI