Flash

Deputeti i LSI mohon vjedhjen në Itali dhe ndryshimin e emrit

Lapsi.al 29 December 2017
Deputeti i LSI mohon vjedhjen në Itali dhe ndryshimin e emrit

Deputeti i LSI, Gledion Rehovica, që sipas prokurorisë njihet në Itali me emrin Kusta Mina, mohoi çdo akuzë që i bëhet se është hetuar, gjykuar apo dënuar në shtetin fqinj. Në një status në rrjetet sociale, Rehovica i quan shpifje ato që shkruhen për të në media, megjithatë nuk jep asnjë detaj se pse italianët thonë se është raportuar për vjedhje dhe nëse ka përdorur ndonjëherë emrin Kusta Mina.

"Ka dy vjet që fryhet dhe mbarset opinion publik me shpifje nga më banalet të ushqyera nga media, politika dhe deri te institucionet publike të pavarura. Deri tani i kam toleruar dhe justifikuar ndaj vetes dhe familjes që janë të ushqyera politikisht. Sot, jemi në një rast ku po gjykohem dhe kryqëzohem për një vepër jo të kryer. Lehtësisht dhe botërisht e provuar se nuk ka pasur asnjë rast për t’u hetuar, gjykuar apo marrë masë brenda dhe jashtë territorit ndaj meje, gjë të cilën e vërtetoj me dokumente dhe dëshmi të lëshuara nga gjykata, prokuroria dhe policia e shtetit italian" shkruan Rehovica, i cili premton se do t'i kundërpërgjigjet akuzave, por ende nuk ka sqaruar përse italianët thonë se është raportuar për vjedhje dhe nëse ka përdorur ndonjëherë emrin Kusta Mina.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI