Flash

Gazetarja e TVSH ia kalon dhe “qytetarit dixhital”: Merkel-Rama, folën për kokainën e Olsi Ramës!

Lapsi.al 29 December 2017
Gazetarja e TVSH ia kalon dhe “qytetarit dixhital”: Merkel-Rama,

Gazetarja Anduena Llabani ka shkuar larg me informacionet që ka deklaruar publikisht në media. E ftuar në “360 gradë” nga Artur Zheji, gazetarja e TVSH foli për informacionin që ka se Olsi Rama është pjesë e dosjes së kokainës së Xibrakës, dosje “e kopsitur” nga Gjermania tha ajo.

Jo vetëm kaq, Anduena Llabani ka zbuluar se çfarë i tha kancelarja Merkel kryeministrit Rama në takimin e fundit që ka zhvilluar me të. Sipas gazetares, Merkel i tha Ramës se "nuk dua të dëgjoj më për vëllanë tënd që merret me trafik kokaine".

Këto pohime deri tani nuk kishte marrë përsipër t’i shprehte në publik as “qytetari dixhital” i Sali Berishës, (shiko lajmet më poshtë) që në anën tjetër ka dhënë detaje dhe informacione konkrete nga të dhënat e sistemit TIMS për lëvizjet e Olsi Ramës jashtë Shqipërisë, gjithnjë duke i lidhur me akuzat për bashkëpunim me grupin e Kokainës së Xibrakës.

Për Olsi Ramën ka pasur akuza të forta nga opozita, ndaj pas 4 vitesh pa punë në Tiranë, ai sapo ka filluar të punojë si drejtor sportiv i Partizanit.

Video më poshtë:

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI