Flash

Rama dërgon Fatmir Xhafajn tek Arta Marku për dosjet e Vetingut të prokurorëve

Lapsi.al 29 December 2017
Rama dërgon Fatmir Xhafajn tek Arta Marku për dosjet e Vetingut

Nuk kalon ditë pa ndodhur një vrasje, një grabitje apo një atentat në Shqipëri, por prioritet i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj vazhdon të jetë Vetingu i gjykatësve dhe prokurorëve. Në takimin që pati me Arta Markun në prokurorinë e Përgjithshme, sipas njoftimit zyrtar, thuhet se vetingu në sistemin e drejtësisë ka qenë pjesë e diskutimit mes të dyve.

“Në takimin e zhvilluar ditën e premte në qendër të diskutimit ishte procesi i Vetingut në sistemin e drejtësisë, si edhe i njëjti proces i pritshëm edhe në radhët e Policisë së Shtetit. Dy titullarët shprehën dakordësinë e plotë se këto procese kërkojnë një komunikim të vazhdueshëm dhe intensiv, me qëllim realizimin sa më të plotë dhe të shpejtë të pastrimit të institucioneve të sigurisë dhe të sistemit të drejtësisë nga zyrtarët me probleme në integritetin profesional dhe personal” thuhet në njoftimin për shtyp.

Përdorimi i Arta Markut si presion për prokurorët nëpërmjet procesit të Vetingut ka qenë një nga dyshimet më të mëdha sesi Partia Socialiste do ta përdorte kryeprokuroren e re.

Arta Marku do të ketë kompetencë të përgatisë dosjet e prokurorët që do të hyjnë në Veting nëpërmjet vlerësimeve që bën. Në këtë mënyrë ajo ka edhe mundësinë për të ndikuar në çështje të caktuara në hetim.

Pikërisht në këtë proces kërkon të jetë pjesë edhe pasardhësi i Saimir Tahirit në Ministrinë e Brendshme. Ministri i Ramës, sipas njoftimit zyrtar, do të jetë pjesë e procesit të vetingut të prokurorëve, ndërkohë që dosjet që socialistët kërkojnë të mbyllin janë tashme publike.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI