Flash

Rama kalon mbi 100 mijë euro në llogarinë e familjes së Ziver Veizit

Lapsi.al 29 December 2017
Rama kalon mbi 100 mijë euro në llogarinë e familjes së

Qeveria ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Strasburgut për 109 mijë euro dëmshpërblim për familjarët e Ziver Veizit i vrarë në 21 janar të 2011.

Sipas vendimit, 39 000 (tridhjetë e nëntë mijë) euro shkojnë për kërkuesen Ana Veizi, vajza e Ziverit, 39 000 (tridhjetë e nëntë mijë) euro, për kërkuesin Klajdi Veizi, 15 600 (pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) euro, për kërkuesin Zabit Deda dhe 15 600 (pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) euro, për kërkuesin Çaush Veizi.

V E N D I M

PËR

EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 20.4.2017, PËR ÇËSHTJEN “ANA VEIZI DHE TË TJERË KUNDËR SHQIPËRISË” (PËR KËRKESËN NR.16191/13)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 20.4.2017, për çështjen “Ana Veizi dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, (për kërkesën nr.16191/13), në shumat:

- 39 000 (tridhjetë e nëntë mijë) euro, për kërkuesen Ana Veizi;

- 39 000 ( tridhjetë e nëntë mijë) euro, për kërkuesin Klajdi Veizi;

- 15 600 (pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) euro, për kërkuesin Zabit Deda;

- 15 600 (pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) euro, për kërkuesin Çaush Veizi,

me qëllim mbulimin e çdo pretendimi në lidhje me çështjen përpara Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe çdo pretendimi tjetër në lidhje me këtë ngjarje, si shpërblime të drejta për dëmin material e moral, së bashku me shumën prej 4 000 (katër mijë) eurosh, për të mbuluar të gjitha kostot dhe shpenzimet, duke i përjashtuar nga çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.

2. Vlerat e përcaktuara si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, gjatë ekzekutimit të vendimit të konvertohen në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku është depozituar shuma në datën e kryerjes së pagesës.

3. Vlerat e përcaktuara si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohen në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të ankuesve, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 20.4.2017, për çështjen “Ana Veizi dhe të tjerë kundër Shqipërisë”.

4. Pagimi i shumave të depozituara, sipas përcaktimeve në pikën 3, të këtij vendimi, në favor të kërkuesve znj. Ana Veizi, z. Klajdi Veizi, z. Zabit Deda dhe z. Çaush Veizi, të bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave, brenda 3 (tre) muajve, nga data që vendimi i gjykatës është bërë përfundimtar.

5. Në rast mospagimi brenda afatit 3-mujor, të përmendur në pikën 4, të këtij vendimi, mbi shumat e mësipërme paguhen interesa të thjeshta, të barabarta me kursin marzhinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane gjatë periudhës së mospagimit, plus tre për qind.

6. Efektet financiare, të parashikuara për ekzekutimin e këtij vendimi, të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

7. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI