Flash

Reagon policia: Çfarë ndodhi gjatë grabitjes së bankës në Laç (VIDEO)

Lapsi.al 29 December 2017
Reagon policia: Çfarë ndodhi gjatë grabitjes së

Policia e shtetit ka dhënë detaje mbi grabitjen e filialit të BKT-së në qytetin e Laçit. Sipas një njoftimi zyrtar të dhënë në orët e vona të mbrëmjes policia thoit se në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Laç ka rënë alarmi i filialit të bankës në orën 16:24.

Policia thotë se patrulla e parë ka shkuar brenda 3 minutash te banka. Policia thekson se pas 15 sekondash mbërriti patrulla e dytë dhe pas 20 sekondash e treta.

Nga kontakti i parë i marrë me punonjësit e bankës ka rezultuar se 3 persona të maskuar ende të paidentifikuar, 2 prej tyre me pistoletë dhe njëri me vare kanë thyer xhamin e derës kryesore të njësisë së Bankës dhe nën kërcënimin e armëve, kanë marrë një sasi parash.

Lekët ishin në përpunim nga punonjësit e bankës. Me pas autorët janë larguar me një automjet. Banka nuk ka qenë e hapur për klientët, por ka qenë duke u kryer veprimet e brendshme të saj.

Nga veprimet e kryera rezulton se nuk ka persona të lënduar dhe se autorët nuk kanë qëlluar me armë. Policia thotë se në lidhje me ngjarjen, u ngritën menjëherë pika të shumta kontrolli, në të gjitha akset që lidhin qytetin e Laçit me qytetet e tjera.

Në Laç, kanë mbërritur menjëherë Drejtori për Hetimin e Krimeve të Rënda, Drejtori i FLO-së dhe Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit. Në ndihmë të Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë shkuar edhe 2 grupe të FNSH-së Tiranë dhe një grup i FNSH-së Shkodër.

Gjithashtu në ndihmë të specialistëve për hetimin e krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë janë angazhuar edhe ekspertë të hetimit për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Forca të shumta policie po krehin zonën dhe po vijojnë kontrolle në ambiente ku mund të jenë fshehur autorët dhe mjeti që kanë lëvizur. Në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, deri tani janë kryer një sërë veprimesh në vendngjarje dhe në terren.

Grupi hetimor po sekuestron çdo provë sado të vlefshme që do t'i shërbejë zbardhjes së ngjarjes. Njëkohësisht po vijon puna për sekuestrimin e të gjitha kamerave në të gjitha drejtimet që të çojnë në bankën ku ndodhi ngjarja.

Deri tani janë shoqëruar disa persona, si dhe janë kontrolluar banesa e garazhe. Specialistë të bankës qendrore të këtij filiali po punojnë për përcaktimin e shumës së parave të vjedhura.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI