Flash

Spitali Amerikan dhe "Stop", i kthejnë shikimin pacientit

Lapsi.al 29 December 2017
Spitali Amerikan dhe "Stop", i kthejnë shikimin pacientit

Lutjes së Suzana Balliut, drejtuar emisionit investigativ STOP për t’i kthyer shikimin vëllait të saj 55 vjecar,Shpëtimit, i është përgjigjur menjëherë Spitali Amerikan.

I njohur me rastin, “Stop” kërkoi ndihmën dhe bashkëpunimin e Spitalit Amerikan për t’I rikthyer dritën e syve pacientit.

Me synimin dhe misionin, tashmë një traditë e Spitalit Amerikan për t’i ardhur në ndihmë të gjitha rasteve me probleme sociale dhe ekonomike që kanë nevojë për asistence të specializuar mjekësore; ekipi i mjekëve oftalmologë u kujdes që prej vizitës së parë të pacientit deri në kthimin total të shikimit.

Kirurgu oftalmolog pranë Spitalit Amerikan 3, Dr. Nadon Qafa pas përcaktimit të diagnozës, shfaqje e kataraktës në gradë të lartë në të dy sytë; premtoi dhe realizoi me sukses ndërhyrjen, e cila i riktheu përfundimisht shikimin pacientit.

Në një maratonë shërbimesh, ndërhyrje kirurgjikale, trajtimi post kirurgjikal dhe përkujdesjeje maksimale, sot Shpëtimi mund të shohë dhe gëzon shëndet të plotë

Të këshilluara

Trendi i ri i bluzës për Krishtlindje (FOTO)

Bëhet fjalë për një trend që u shfaq për herë të parë nga Nicki Minaj në tetor, ku në tapetin e kuq të Tidal X, koncertit të organizuar nga Jay Z, u shfaq me nj...

17:21

Si të largojmë mendimet negative

Psikiatri dr. Daniel tha se mendimet ndikojnë në pamjen, energjinë dhe gjendjen tonë të përgjithshme shëndetësore. Në librin “Ndryshoni mendjen tuaj, ndrysho...

13:31

Dhurata e preferuar në Islande është...

“Më mirë mos të kesh një palë këpucë, se sa mos të kesh një libër!,- thotë një shprehje e vjetër islandeze. Dhe jo më kot… Në Islandë, dhurata ideale për Krisht...

12:35

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI