Flash

Mësoni sa kohë i duhet një shqiptari për të fituar 1 milion dollarë

Lapsi.al 1 January 2018
Mësoni sa kohë i duhet një shqiptari për të fituar 1

Për të mbledhur 1 milion dollarë, mesatarisht një shqiptari do t’i duhet që të punojë 2 shekuj e 19 vite e 11 muaj.

Sipas të dhënave të marra nga databaza statistikore e UNECE (organizatë e Kombeve të Bashkuara), paga mesatare në Shqipëri përllogaritet rreth 4,548 dollarë në vit. Me këto nivele, më shumë se dyqind vjet (pa marrë në konsideratë inflacionin) do t’i duheshin një shqiptari për të pasur milionin e parë, duke u renditur kështu të fundit ndër vendet e marra në shqyrtim, shkruan revista Monitor.

Në pesë vendet e para, ku 1 milion dollarë bëhen më shpejt dhe më lehtë, katër janë vendet europiane si Zvicra, Luksemburgu, Danimarka, Norvegjia, ndërsa në vendin e pestë renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vendet e Europës Juglindore, postkomuniste, kërkojnë më shumë, madje shekuj, që një individ me të ardhura mesatare të bëjë një milion dollarë.

Në Bullgari duhet plot 1 shekull e 32 vite, në Bjellorusi thuajse 2 shekuj, ndërsa në Armeni dy shekuj e 15 vite, apo rreth 4 vjet më shpejt se ne.

Të këshilluara

Tiranë, kërcënohet 40-vjeçari

Kërcënimet dhe kanosjet në telefon mesa duket vijojnë ende të jenë shqetësim. Kështu I ka ndodhur së fundmi një 40 vjeçari nga Tirana, I cili ka denoncuar në po...

18:35

Aksident në Përrenjas, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Përrenjas- Qafë Thanë, pranë fshatit Pishkash. Nga përplasja e dy automjeteve janë plagosur tre persona.  Ata janë d...

16:18

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI