Flash

Nga çmimi i paketës tek ndryshimi i taksave, sa do paguajnë shqiptarët që nga 1 janari

Lapsi.al 1 January 2018
Nga çmimi i paketës tek ndryshimi i taksave, sa do paguajnë

Nga sot, qytetarët do të paguajnë me 7 lekë më shtrenjtë 1 paketë duhan. Ky është vetëm një nga ndryshimet që sjell paketa fiskale 2018.

Niko Lera, drejtor i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave thotë se sektori që gëzon më shumë lehtësi fiskale është turizmi, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm. Resortet dhe hotelet me 4 dhe 5 yje, për vlerë investimi mbi 8 milionë euro nuk do të paguajnë tatim – fitim, për 10 vitet e para dhe përjashtohen nga pagesa e taksës së  infrastrukturës.

Përjashtimet e taksave janë kritikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, që ka theksuar se qeveria nuk duhet të bëjë përjashtime preferenciale në taksa. Për këtë drejtori Lera ka një përgjigje.

Nga sot futen për herë të parë në zinxhirin e TVSH-së  afro 9600 biznese me xhiro nga 2 milionë deri në 5 milionë lekë, një vendim që është kundërshtuar nga biznesi i vogël.

Nga 1 janari qeveria ul tatimin mbi të ardhurat për të gjitha bizneset e teknologjisë dhe informacionit, nga 15% në 5%. bëhet fjalë për ata që prodhojnë softëare me destinacion jashtë Shqipërisë, me qëllim që të nxitet ky sektor që prodhon për eksport.

Pjesë e paketës fiskale 2018 është edhe ndryshimi i taksës së pronës, por që do të nisë implementimin në muaj e mëvonshëm. /klanplus

Të këshilluara

Tiranë, kërcënohet 40-vjeçari

Kërcënimet dhe kanosjet në telefon mesa duket vijojnë ende të jenë shqetësim. Kështu I ka ndodhur së fundmi një 40 vjeçari nga Tirana, I cili ka denoncuar në po...

18:35

Aksident në Përrenjas, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Përrenjas- Qafë Thanë, pranë fshatit Pishkash. Nga përplasja e dy automjeteve janë plagosur tre persona.  Ata janë d...

16:18

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI