Flash

Qafë-Thanë/ 3 makina përplasen “kokë më kokë”

Lapsi.al 1 January 2018
Qafë-Thanë/ 3 makina përplasen “kokë më

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Përrenjas-Qafë Thanë, ku 3 makina janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Rrajcë  Fushë, ndërkohë që raportohet se të paktën 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Ata janë dërguar në spitalin e Përrenjasit për të marrë ndihmën  e parë mjekësore.

Policia ende nuk ka zbardhur shkaqet e plota të aksidentit të rëndë, por burime zyrtare bëjnë me dije se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftim i policisë: 

Më  datë 01.01.2018  në  aksin rrugor Prrenjas – Qaf  Thanë në  fshatin Rrajcë  Fushë janë  përplasur  tre automjete.

Mjeti  tip “Benz” me targa  AA  871 BI që drejtohej  nga shtetasi B.Sh., 34 vjeç banues në Tiranë është  përplasur me  një  mjet me targa AA 035 SK që drejtohej  nga shtetasi F.S., 54 vjeç banues në Tiranë dhe një  mjet me targa AA 563 MS që  drejtohej  nga  shtetasi A.Sh.

Si  pasojë  janë  aksidentuar  katër  shtetasit:

B.Sh., 34 vjeç banues në Tiranë drejtues i mjetit tip “Benz” me targa AA 871 BI  dhe  bashkëshortja e tij shtetasja A.Sh., 27 vjeçe.

Drejtuesi i  mjetit me targa AA 035 SK shtetasi F.S., dhe pasagjeri shtetasi L.S., 51 vjeç banues në Prrenjas.

Të  katërt shtetasit janë  dërguar për ndihmë mjekësore në  spital  dhe  ndodhen  jashtë rrezikut për jetën jetën.

Grupi  hetimor po  punon për  përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Të këshilluara

Tiranë, kërcënohet 40-vjeçari

Kërcënimet dhe kanosjet në telefon mesa duket vijojnë ende të jenë shqetësim. Kështu I ka ndodhur së fundmi një 40 vjeçari nga Tirana, I cili ka denoncuar në po...

18:35

Aksident në Përrenjas, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Përrenjas- Qafë Thanë, pranë fshatit Pishkash. Nga përplasja e dy automjeteve janë plagosur tre persona.  Ata janë d...

16:18

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI