Flash

Del VIDEO/ Si u kap gomonia me 600 kg kanabis e nisur nga Shqipëria

Lapsi.al 2 January 2018
Del VIDEO/ Si u kap gomonia me 600 kg kanabis e nisur nga Shqipëria

Mediat italiane kanë dhënë detaje të reja nga kapja e një gomoneje me 600 kg kanabis nga ana e Guardia di Finanza mbrëmjen e 31 dhjetorit në afërsi të Brindisit. Në pranga u vu italiani D.A. 37 –vjeç dhe A.G. 54 vjeç nga Vlora. Të dy janë vënë në pranga për trafik ndërkombëtar droge. sipas të njëjtave burime gomonia u pikas nga njësitë e kufirit të Guardia di Finanza.

Ato kanë thirrur në ndihmë edhe forcat e operacionit “TRITON 2017” të agjencisë “Frontex”. Gomonia 6 metra e gjatë kishte motorë të fuqishëm pasi pavarësisht ngarkesës lëvizte me shpejtësi. Pas ndalimit në bord u gjetën 41 pako të mbushura me kanabis me peshë totale 605 kg vlera të cilës arrinte në 6 milionë euro.

Gjatë vitit 2017 janë sekuestruar 36 ton kanabis në Itali i nisur nga Shqipëria. Janë arrestuar 52 skafistë dhe 26 persona të tjerë bashkëpunëtorë. Vetëm në 31 dhjetor u kapën 2 gomnone me mbi 2 ton kanabis. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

Shi dhe borë në javën e parë të 2018-ës

Ditët e para të vitit 2018 sjellin rritje të lehtë në të dy ekstremumet, por e marta nuk sjell ndryshime të ndjeshme të tyre; ekstremumet termike do luhaten nga...

10:27

Tiranë, kërcënohet 40-vjeçari

Kërcënimet dhe kanosjet në telefon mesa duket vijojnë ende të jenë shqetësim. Kështu I ka ndodhur së fundmi një 40 vjeçari nga Tirana, I cili ka denoncuar në po...

18:35

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI