Flash

Janari sjell mot të 'çmendur', pritet që temperaturat të...

Lapsi.al 2 January 2018
Janari sjell mot të 'çmendur', pritet që temperaturat

Janari ka ardhur i ngrohtë këtë vit. Edhe pse jemi në mes të dimrit, dhe pritshmëmritë janë për temperatura të ulta, reshje dëbore dhe ngricë, asnjë nga këto nuk do të ndodhë. Të paktën për 10 ditët e para, pasi sinoptikanët thonë që temperaturat do të jenë shumë të larta.

“Duke përjashtuar të mërkurën dhe të enjten, ku pritet që temperaturat në territorin shqiptar të jenë tipike të Janarit, gjithë pjesa tjetër e 10-ditëshit të parë të Janarit parashikohet që të jetë me temperatura relativisht të larta, ku gjatë mëngjeseve do të shënohen edhe vlera 9 apo 10 gradë në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërkohë që presim një maksimum mbi 17 gradë celsius”.

Sipas ekspertëve të motit, këto temperatura janë tipike të vjeshtës.

“Këto temperatura rezultojnë relativisht 4 apo 5 dhe në zona të veçanta edhe 6 gradë celsius mbi vlerat normale apo vlerat tipike të mëngjeseve dhe mesditës të muajit Janar. Pra mund të themi pra frikë që këto janë vlera tipike të stinës së vjeshtës”.

E megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk ka më dimër, pasi ndryshimet ekstreme të motit, duke përzier stinët tashmë njihen. Sa i takon reshjeve, sinoptikanët parashikojnë që ato do të jenë prezent hera-herës duke sjellë shi. /Klan.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI