Flash

Vjen reagimi i parë i Bashës: Rama dhe Xhafaj po ndalojnë qytetarët nga frika e protestës së rradhës

Lapsi.al 2 January 2018
Vjen reagimi i parë i Bashës: Rama dhe Xhafaj po ndalojnë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur vitin 2018 i revoluar. Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook” pas ndalimit nga policia të dy pjesëmarrësve në protestën e opozitës më 18 dhjetor. Një prej tyre, Osman Levanaku, u ndalua në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës më 31 dhjetor, ndërsa më 1 janar u ndalua nga policia në pikën e kalimti kufitar në Morinë, Fiqirie Nezaj. Këto veprime të policisë, Basha i ka cilësuar si reagime “prej frikacaku të kryeministrit Rama”.

“Ndalimi i protestuesve edhe ne naten e nderrimit te viteve eshte reagim prej frikacaku i Edi Rames nga zemerimi masiv i qytetareve, qe fale bashkeqeverisjes se tij me krimin, jane sot me te varfrit ne Europe. Ndersa me bekimin e tij kalojne tonelata droge drejt Italise, policia e urdheruar nga Edi Rama dhe vellai i trafikantit te droges, Fatmir Xhafa, po ndalon qytetaret qe u ngriten kunder dhunimit te kushtetutes, kunder emerimit te Edi Rames kryeprokuror. Keto jane shenjat e tmerrit qe i ka kapur nga protesta e rradhes. Burgosja e qytetareve nuk e shpeton dot Edi Ramen, sepse nje popull te tere nuk e burgos dot. Burgu eshte vendi per trafikantet, bashkepuntoret e krimit ne pushtet, per te korruptuarit qe Edi Rama po ben gjithcka per t’i mbrojtur, jo per qytetaret qe ngrihen se nuk sigurojne dot buken e femijeve te tyre, ngrohjen ne kete dimer te acarte, nuk paguajne dot faturat qe rriten cdo vit. Me akte te tilla Edi Rama nuk ben gje tjeter veçse po firmos me shpejtesi fundin e tij politik. Shqiptaret e vrane friken 28 vite me pare. Kushdo qe perpiqet te riktheje sundimin permes frikes, do te kete te njejtin fund!” – shkruan Basha.

 

Të këshilluara

Shi dhe borë në javën e parë të 2018-ës

Ditët e para të vitit 2018 sjellin rritje të lehtë në të dy ekstremumet, por e marta nuk sjell ndryshime të ndjeshme të tyre; ekstremumet termike do luhaten nga...

10:27

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI