Flash

Çfarë po ndodh me Ballist Morinën? Flet ministrja serbe e drejtësisë

Lapsi.al 3 January 2018
Çfarë po ndodh me Ballist Morinën? Flet ministrja serbe e

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburevic, në një intervistë për gazetën “Blic” më 2 janar 2018 ka folur edhe për ekstradimin e shqiptarit Ballist Morina, i cili mbahet në Kroaci.

Kuburevic tha se tani për tani nuk ka informacione nëse dhe kur, homologu i saj kroat do të marrë një vendim përfundimtar për ekstradimin e Ismal Morinës apo as nëse Kroacia do ta japë apo jo, pëlqimin për ekstradimin.

Por, duke vënë në dukje se nuk ka një afat në të cilin Ministri i Drejtësisë duhet të veprojë pas një vendimi të formës së prerë në kushtet për ekstradim, Kuburevic tha se ajo beson se në çdo rast kjo duhet të ndodhë brenda një viti që nga paraburgimi i personit.

Morina është në paraburgim në Dubrovnik që nga qershori 2017 kur u arrestua pas një urdhër-arresti serb për shkak të hetimit të zhvilluar në Beograd lidhur me ndeshjen Serbi-Shqipëri në nëntor 2014; Morina shkaktoi incident me flamurin e Shqipërisë së Madhe, që e valëviti me dron mbi stadium gjatë ndeshjes; ai akuzohet se ka kryer një vepër penale të lidhur me urrejtjen racore, fetare dhe kombëtare.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI