Flash

Si ishte 2017-a për Ballkanin Perëndimor? Flet Federica Mogherini

Lapsi.al 4 January 2018
Si ishte 2017-a për Ballkanin Perëndimor? Flet Federica Mogherini

Duke komentuar vitin që lamë pas, shefja e diplomacisë së BE, Federica Mogherini thekson se 2017-a ishte një vit i vit i vështirë për botën, por jo pa momente të mira.

Moghereni shprehet se Ballkani kaloi një vit jo të lehtë. Sipas zyrtares së lartë të unionit, rajoni kaloi edhe kriza të thella politike. Mogherini thekson se vendimet e guximshme dhe puna e madhe e gjithësecilit bënë të mundur zhbllokimin e tyre.

”Nuk ishte një vit i lehtë për Balkanin. I vizitova të gjashtë kryeqytetet e rajonit në disa prej momenteve më të vështira, në disa raste gjatë krizave të thella politike. Sot, falë vendimeve të guximshme dhe punës së madhe që kryem së bashku, këtyre krizave iu është dhënë një drejtim dhe shumica janë zgjidhur.”

Shefja e diplomacisë së BE-së është optimiste për 2018-n.

”Rruga drejt reformave ka rifilluar (pavarësisht se ka shumë punë për të bërë) dhe busulla e integrimit të Bashkimit Evropian po tregon rrugën. Viti 2018 do të jetë një vit thelbësor për konsolidimin dhe bërjen e këtij rrugëtimi të pakthyeshëm. Do të sillte rezultate të rëndësishme jo vetëm për rajonin por edhe për Evropën në tërësi”, thekson ajo.

LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI