Flash

Ironizon shkrimtarja: Edhe Nexhmije Hoxha na uroi përmes medias së lirë. Kush do ta mendonte pas 25 vitesh

Lapsi.al 5 January 2018
Ironizon shkrimtarja: Edhe Nexhmije Hoxha na uroi përmes medias së

Shkrimtarja Flutura Acka ka ironizuar përmes një shënimi në faqen e saj në Facebook, për faktin se sot 25 vite pluralizëm, edhe Nexhmije Hoxha na uron përmes medias së lirë. Sipas saj, sot "edhe media është politike dhe fjala është e ngrirë". Më poshtë reagimi i plotë i saj.

Për të burgosurën fjalë të lirë!

Ndërsa festohet për ditëlindjen e fjalës dhe medias së lirë, askush nuk e ka menduar se mbi 25 vite me pas, Nexhmije Hoxha do të na uronte përmes medias së lirë Vitin e Ri 2018.

Sigurisht, nuk po them në ato ditë të ankthit të Lirisë t’i ishte shkruar fati si Çausheskëve në periferi të Tiranës, nuk po them të vdiste në burg, nuk po them të mos I jepet e drejta të flasë, por “shtëpia e dashur” nuk kishte pse i jepej fshehurazi të kujtonte 30-vjetorin e burrit të vdekur, të ishte denuar per genocid klika e saaj dhe jo per kafe e sofrabezë, t’i kërkohej t’u kërkonte falje viktimave të krimeve komuniste para se të qesëndiste se nga trafiku i rrugëve të demokracisë, janë vrarë më shumë shqiptarē se nga tytat e diktaturës.

Kur e kam shkruar këtë reportazh që po postoj kētu, nuk e kam besuar kurrë që fjala dhe media e lirë do të ishte më me zinxhirë nga dita kur u pagëzua si e lirë. Tani media është politike dhe fjala është e ngrirë. Përveç shumë pak gazetarëve me integritet dhe ndonjë tarallaku që në vend të gojës ka kloset. Dita për të duartrokitur AntiLirinë.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Shkodër (FOTO)

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik në vendin e quajtur Ura e Vrakës. Policia thotë se mjet tip Ford ka përplasur një këm...

20:05

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI