Flash

Foto/ Kjo është gomonia që u pikas dhe u ndoq ditën e djeshme nga policia në Karaburun

Lapsi.al 6 January 2018
Foto/ Kjo është gomonia që u pikas dhe u ndoq ditën e

Pasi u pikas nga policia e Shtetit ditën e djeshme dhe u vu në ndjekje të saj, sot policia publikon foton e gomones së vënë në kërkim. Gomonia u pikas në zonën e Karaburunit që lëvizte me shpejtësi në drejtim të Mezo-kanalit, Sazan.

Në ndjekje të mjetit lundrues janë vënë 3 mjete lundruese të Policisë Kufitare dhe të Delta Forcë. Është kërkuar ndihma e anijes "Oriku" dhe e Helikopterit të FA-së. Gjithashtu është njoftuar GdF Durrës e Vlorë si dhe homologët Italianë.

Po ashtu është ngritur në fluturim një helikopter "COUGAR" i FA-së, i cili ka ndjekur në ujërat neutrale për rreth 1 orë gomonen që lëvizte me shpejtësi duke bërë manovra në det me qëllim ti shmangej ndjekjes së helikopterit.

Deri tani nuk është bërë e mundur kapja e gomones, pasi dyshohet se është fshehur në ndonjë gji bregdetar, në ujërat territoriale midis Malit të Zi dhe Kroacisë, por vijon kërkimi nga ajri nga GdF.

Nga pamjet filmike të realizuara nga helikopteri i FA në bordin e gomones dallohen tre persona dhe disa bidona plastikë, ndërsa pjesa tjetër e bordit ishte bosh. Dyshohet se gomonia do merrte lëndën narkotike në Sazan me qëllim trafikimin në drejtim të Italisë.

Nga krehja e zonës në gadishullin e Karaburunit, në vendin e quajtur "Bristan", midis shkëmbinjve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 28 kilogramë lëndë narkotike të ndarë në 5 pako.

Të këshilluara

Në Tiranë 'mbijnë' të tjera kioska

Në kryeqytet do të shtohen të tjera kioska. Por nuk janë si ato që Erion Veliaj ka dhënë për klientelën e tij. Bëhet fjalë për kioska prej nga ku qytetarët do t...

11:03

Kosova me formulë të re për demarkacionin

Autoritetet ndodhen në fazën finale të përgatitjes së një zgjidhjeje për Marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi, e cila do të ishte e pranueshme për të gjithë spe...

10:41

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI