Flash

Kosova me formulë të re për demarkacionin

Lapsi.al 6 January 2018
Kosova me formulë të re për demarkacionin

Autoritetet ndodhen në fazën finale të përgatitjes së një zgjidhjeje për Marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi, e cila do të ishte e pranueshme për të gjithë spektrin politik të Kosovës. Në shqyrtim ndodhen dy opsione, shkruan sot Koha Ditore.

Burime të gazetës në Qeveri kanë folur për opsionin e parë, e për të dytin kanë dhënë detaje në Presidencë. Ajo që i bashkon të dyja është zotimi që, pas ratifikimit, marrëveshja të rinegociohet në rast se dalin fakte të reja që e bëjnë të kontestueshëm ndonjë segment të kufirit. Ndërkaq, dallohen vetëm tek pika që ka të bëjë me formën se si do të jepej ky zotim.

Opsioni në të cilin është duke u investuar më shumë, sipas burimeve në ekzekutiv, ka të bëjë me nxjerrjen e një deklarate të përbashkët ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Malit të Zi, në të cilën theksohet gatishmëria për ta rinegociuar marrëveshjen.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI