Flash

Në Tiranë 'mbijnë' të tjera kioska

Lapsi.al 6 January 2018
Në Tiranë 'mbijnë' të tjera kioska

Në kryeqytet do të shtohen të tjera kioska. Por nuk janë si ato që Erion Veliaj ka dhënë për klientelën e tij. Bëhet fjalë për kioska prej nga ku qytetarët do të marrin dokumenta të ndryshëm. Ashtu sikurse veprojnë në një bankomat, do të mund të printojnë dokumentet e tyre zyrtare pa pritur në radhë dhe duke rritur në këtë mënyrë edhe transparencën. Këto pika shërbimesh do të jenë 24 orë të hapura, e fillimisht do të shërbejnë për të marrë certifikatat kryesore: familjare e personale. Bashkia e Tiranës ka rreth 60 shërbime, e nga këto janë identifikuar 29 që mund të bëhen me një ndërveprim, pra ku qytetari mund të paraqitet me një kartë identiteti, të kryejë identifikimin dhe të marrë shërbimin. Këto certifikata do të firmosen, do të vulosen, e më pas do të futen në ‘e-Kioskë’ dhe qytetarit do t’i duhet vetëm t’i printojë.

 

Të këshilluara

Kosova me formulë të re për demarkacionin

Autoritetet ndodhen në fazën finale të përgatitjes së një zgjidhjeje për Marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi, e cila do të ishte e pranueshme për të gjithë spe...

10:41

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI