Flash

Banorët e pallatit në Gjirokastër braktisin shtëpitë për natën e tretë radhazi

Lapsi.al 7 January 2018
Banorët e pallatit në Gjirokastër braktisin shtëpitë

15 familje të pallatit të 5 katësh dhe tre të tjera të ndërtesës tre katëshe në lagjen "Punëtori" në Gjirokastër kanë liruar për të tretën natën radhazi banesat e tyre.

Teksa qëndrojnë jashtë nga frika e shembjes nga rrëshqitja e tokës, ata apelojnë institucionet për ndërhyrje. Banorët kërkojnë një përgjigje përfundimtare, janë të sigurtë në banesat e tyre apo jo.

“Ne do të rrimë përjashta, gjeologu thotë këtu është shumë e rrezikshme mund të shembet nga momenti në moment, ndërsa inxhinieri i bashkisë tallet në televizor dhe thotë nuk ka asnjë problem, banorët të hynë brenda. Pushteti vendor është në gjumë komplet, nuk çajnë kokën fare, vetëm kur njerëzit ti bllokojë pallati.Të bëjnë deklarata boshe pastaj” tha një prej banorëve për OraNeës.

“Në këtë moment u hap një shenjë tjetër, lëvizi vendi. I lutemi Presidentit, kryeministrit, kryebashkiakes të vinë të shikojnë, lëvizi vendi” u shpreh një tjetër.

Nënkryetari i bashkisë, Vangjel Muço, i cili po ndjek situatën nga afër tha për Ora Neës se të martën presin studimin gjeologjik për rrëshqitjet.

"Kam qenë prezent këtu.Nuk ka kontraditë, secili nga ekspertët flet për pjesën e punës së tij që bën.Do presim rezultatet e studimit gjeologjik për rrëshqitjet. Rezultati maksimumi është premtuar të vijë të martën".

I pyetur nëse banorët duhet të qëndrojnë në banesat e tyre apo jo, ai thotë se nuk merr përsipër të japë një përgjigje.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI