Flash

(FOTO) Operacion anti-drogë në Elbasan, pranga dy trafikantëve me drogë në makinë

Lapsi.al 7 January 2018
(FOTO) Operacion anti-drogë në Elbasan, pranga dy trafikantëve me

Policia e Elbasanit arrestoi dy persona pasi në makinën e tyre u gjetën 29 kg kanabis sativa. Policia ishte informuar se me një makinë tip “Benz” që vinte nga Belshi transportohej drogë.

Në pranga u vendosën 26-vjeçari Nandi Leshi dhe Daniel Metushi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Elbasanit ka bllokuar një mjet me drogë dhe ka arrestuar dy personat që lëviznin me të, që të dy nga Lushnja.

Operacioni ka nisur mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan se në një automjet po transportohej lëndë narkotike.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë bërë bllokimin e mjetit tip “Benz” në Belsh dhe gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga shtetasi Daniel Metushi, me pasagjer shtetasin Nandi Leshi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 28 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.

Në vijim të veprimeve të mëtejshme në banesën e shtetasit Nandi Leshi është gjetur një sasi e vogël rreth 1 kg lëndë narkotike. Gjithsej 29 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.

Si rezultat u bë arrestimi i shtetasve:

– Nandi Leshi, 26 vjeç dhe  Daniel Metushi, 40 vjeç të dy banues në Lushnje

– Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Të këshilluara

Shpërthim tritoli në Vlorë

Një shpërthim tritoli është dëgjuar në lagjen “28 nëntori” të Vlorës mbrëmjen e së shtunës. Lënda shpërthyese ishte vënë në hyrje të një dyqani që tregtonte mob...

23:29

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI