Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

U la jashtë listave të PS, ish-deputeti emërohet drejtor i Zyrës së Përmbarimit

Lapsi.al 8 January 2018
U la jashtë listave të PS, ish-deputeti emërohet drejtor i

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Lutaj, është emëruar drejtor i Zyrës së Përmbarimit. Ish-deputeti socialist është caktuar në këtë detyrë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Pirro Lutaj ishte deputet i PS gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama, por u la jashtë listave të PS nga kryeministri në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017.

Siç duket, vetëm pak muaj pas largimit nga deputet i PS, kryeministri ka vendosur ta 'shpërblejë' socialistin me një detyrë të re, duke i besuar postin e drejtorit në Zyrën e Përmbarimit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI