Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

"IDGAF" e Dua Lipës mezi pritet nga fansat

Lapsi.al 9 January 2018
"IDGAF" e Dua Lipës mezi pritet nga fansat

Dua Lipa është në përgatitje të videoklipit muzikor të këngës “IDGAF”. Xhirimet tashmë kanë filluar dhe videoja muzikore do të jepet premierë më 12 janar.

Versioni audio i kësaj kënge është publikuar gjatë verës dhe është pëlqyer në masë të madhe. Prandaj, 22-vjeçarja ka vendosur ta shoqërojë edhe me videoklip. Ndërsa ajo vazhdon t’i mbajë fansat në pritje përmes postimeve në rrjetet sociale.

“Videoja për këngën time të re ‘IDGAF’ do të vijë më 12 janar. Jam shumë e entuziazmuar dhe mezi pres që ta shihni këtë!”, ka shkruar këngëtarja në Instagram. Kujtojmë që viti 2017 ishte jashtëzakonisht i suksesshëm për këngëtaren shqiptare. Në veçanti është pëlqyer kënga dhe klipi “New Rules” që ka kaluar shifrën prej 874 milionë shikimeve në YouTube. Ajo ka bërë të bërë të ditur se pas albumit të suksesshëm debutues, është duke punuar në projekte të reja muzikore.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI