Flash

Marku e shkarkoi, kryeprokurori i Elbasanit refuzon të ikë: Vendimi është i paligjshëm

Lapsi.al 9 January 2018
Marku e shkarkoi, kryeprokurori i Elbasanit refuzon të ikë: Vendimi

Pas vendimit për shkarkimin e kryeprokurorit të Elbasanit, Dritan Gina ky i fundit ka reaguar permes nëj konference për mediat. Gina tha se refuzon vendimin për t’u larguar nga detyra, pasi sipas tij ky vendim është i paligjshëm.

“Largimi im është pa asnjë tagër dhe bazë ligjore. Marku nuk ka të drejtë të largojë drejtuesit. Vendimi mund të ndryshohet vetëm nga Këshilli i Prokurorisë, i cili ende nuk është mbledhur. Vendimi i kryeprokurores është i paligjshëm, dhe lëvizja ime nga detyra është e nxitur nga qarqe të caktuara politike”,- u shpreh Gina.

Ai është ndalur edhe tek ngjarjet kryesore të Elbasanit gjatë muajve që Gina ishte drejtues i Prokurorisë së Elbasanit.

“Për ngjarjet e Elbasanit nuk ka patur neglizhencë. Por autorët e ngjarjes në Elbasan nuk janë identifikuar, pasi policia nuk ka mbledhur provat. Vendimmarrja nuk bazohet në asnjë analizë. Kryeprokurorja nuk ka bërë asnjë mbledhje dhe nuk ka kërkuar asnjë analizë. Kryeprokurorja pas kontakteve politike ka nxjerrë vendimin për largimin tim nga detyra. Në aspektin personal nuk e kam aspak problem të largohem. Jam i nderuar që jam emëruar në Tiranë. Nuk mund të braktis detyrën, refuzoj ta zbatoj, pasi vendimi është i paligjshëm”, - u shpreh prokurori Dritan Gina.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI