Flash

Vdes një ushtar amerikan në Kosovë

Lapsi.al 9 January 2018
Vdes një ushtar amerikan në Kosovë

Ushtria amerikane në Evropë tha se një ushtar amerikanë që shërbente në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, në kampin e forcave amerikane në Bondsteel, ka humbur jetën të shtunën. Aktualisht po zhvillohen hetime rreth këtij rasti, por nuk janë dhënë hollësi mbi rrethanat e vdekjes.

Në një njoftim të ushtrisë amerikane thuhet se Robert W. Jones nga Arizona, 21 vjeçar, ishte pjesë e policisë ushtarake amerikane.

“Robert Jones ishte një ushtar i shkëlqyeshëm”, citohet të ketë thënë koloneli Jeffrey Searl, nga policia ushtarake, raporton voa.

Ushtari Jones ishte pjesë e rreth 700 trupave amerikane që shërbejnë në kuadër të forcave të KFOR-it në Kosovë. Aktualisht rreth 4 mijë e 400 trupa të NATO-s shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it.

Rreth 50 mijë trupa të NATO-s qenë të vendosur në Kosovë në qershor të vitit 1999 duke i dhënë fund luftës gati dy vjeçare që çoi në çlirimin e Kosovës nga Serbia.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI