Flash

Çfarë kërkon të arrijë Basha me protestën e 27 Janarit

Lapsi.al 10 January 2018
Çfarë kërkon të arrijë Basha me protestën e 27

Me barrën e marrëveshjes së 18 Majit mbi supe dhe 6 muaj pas humbjes së zgjedhjeve, Lulzim Basha ka nisur turin e takimeve me demokratët, të cilët duhet t’i bindë të dalin përsëri në protesta. Simpatizantëve të Durrësit iu tha se ajo që kërkon kësaj radhe, është drejtësi.

“Çfarë kërkojmë ne? Ne kërkojmë drejtësi. Ne kërkojmë drejtësi sepse duam zgjedhje me drejtësi, jo blerje të pushtetit. Duam një drejtësi që ndëshkon krimin dhe korrupsionin, që ndëshkon Sajmir Tahirin dhe banditët e tij, që ndëshkon qeveritarët e korruptuar, që ka guximin të vendosë para drejtësisë dhe prapa hekurave këdo qeveritar dhe pushtetar pavarësisht prej pushtetit” ka thënë Lulzim Basha.

Kapja e prokurorisë nga socialistët dhe shenjat se dosja Saimir Tahirit po shkon drejt mbylljes i ka dhënë një motiv të fortë për të protestuar.

Por gjasat janë që protesta nuk do të zhvillohet përballë prokurorisë së Krimeve të Rënda, aty ku zhvillohen hetimet për Tahirin dhe të tjerët. Sipas Bashës, e keqja vjen nga Edi Rama që zgjedhjet i fitoi me krimin.

“Nëse votën e merr me kriminelët, nuk ndjen detyrim me njerëzit e thjeshtë, kaq e thjeshtë është. Kjo është arsyeja përse 49% e shqiptarëve nuk paguajnë dot faturën e dritës dhe të ujit. Kjo është arsyeja përse 30% e shqiptarëve nuk paguajnë dot nevojat minimale ushqimore. 39% nuk ngrohin dot shtëpitë. 70% e atyre që ikin janë nga mosha 19 deri 34 vjeç. Nuk e ka fare shqetësim. Shqetësim e ka, si t’i mbrojë kriminelët e vetë.”-u shpreh Basha.

Kreu i opozitës tha se kryebashkiaku i Durrësit, i kapur duke u kërkuar kriminelëve blerjen e votave në shpërblim të tenderave, është modeli i aleancës së Edi Ramës me krimin dhe se, bashkë me Ardian Çelën, do të kenë të njëjtin fund. “Destini i tyre është para drejtësisë”- u shpreh Basha.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI