Flash

Apeli në Twitter: Putha një të panjohur në kullën Eiffel, por më ngeli fiksim (VIDEO)

Lapsi.al 11 January 2018
Apeli në Twitter: Putha një të panjohur në kullën

Një adoleshente amerikane u angazhua seriozisht për të gjetur një djalë të panjohur që e puthi në buzë në majë të kullës Eiffel në Paris ndërsa ndodhej aty si turiste. Studentja Juliana Corrales, nga Kalifornia apeloi në Twitter të martën pasi publikoi videon me djalin simpatik duke bërë thirrje t’ia gjenin atë pasi harroi t’i kërkonte numrin.

“E putha këtë djalë në majë të kullës Eiffel në Paris. Keqardhja më e madhe është se harrova t’i merrja numrin. A mund të na ndihmojë Twitter për këtë?”. Vajza kishte qenë në turne me shkollën dhe tha se të puthte një person në kullën Eiffel pavarësisht se prindërit e saj do të mërziteshin.

Kjo histori romantike u duk interesante dhe u shpërnda më shumë se 20 mijë herë në Twitter. Vetëm pak ditë më pas apeli ishte i suksesshëm pasi djali që quhej Gavin u gjet, por çështja nuk u mbyll me një fund të lumtur. Djaloshi duket se kishte një të dashur.

“E shoh që ju e gjetët Gavinin. Haha... por gjithsesi ka apo nuk ka të dashur dua që të falënderoj të gjithë ata që më mbështetën”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI