Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

"Despacito" në "Grammy Awards" jo vetëm për të performuar

Lapsi.al 11 January 2018
"Despacito" në "Grammy Awards" jo vetëm për

Më 30 janar pritet të zhvillohet ceremonia e 60-të e “Grammy Awards 2018” në Madison Square Garden në New York. Këtë vit drejtimi i këtij eventi i është besuar moderatorit të famshëm James Corden ndërkohë që shumë artistë priten të performojnë ‘live’. Ende nuk është shuar ‘Despacito’ hiti i padiskutueshëm i Luis Fonsi dhe Daddy Yankee të cilët përveçse do të performojnë në mbrëmjen e madhe, janë edhe pretendentët për çmimin më të rëndësishëm, ‘Song of the Year’. Kënga me ritme latine ka thyer rekorde në shikueshmëri dhe ka mbajtur vendin e parë për 16 javë në klasifikimin e “Billboard Hot 100”, ndërsa përfshirja e Justin Bieber në versionin e dytë të tij ishte një strategji e përkryer. Një sërë artistësh të tjerë që kanë pasur një vit të suksesshëm, priten të ngjiten në skenë për të performuar. Ata janë; Lady Gaga, P!nk, Kesha, Alessia Cara, Khalid, Cardi B e shumë të tjerë. Gjithashtu ende pritet konfirmim për performancë nga Taylor Swift, Beyonce, Kendrick Lamar, Ed Sheeran dhe Jay-Z.

Të këshilluara

Del lista e performuesve në Grammy Awards

Përpos nominimeve të shpallura vitin e kaluar, ditën e sotme janë zbuluar disa prej performuesve që do të ngjiten në skenë për të na dhuruar një spektakël të vë...

14:03

Robert De Niro: Trump është një idiot

Robert De Niro ka qënë duke prezantuar Meryl Streep si aktorja më e mirë kur ka folur edhe për presidentin e SHBA-vë duke e quajtur idiot. Ai gjatë fjalimit të ...

12:20

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI