Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Publikohet video-ja e Olen Cesarit në Rio De Janerio (Video)

Lapsi.al 13 January 2018
Publikohet video-ja e Olen Cesarit në Rio De Janerio (Video)

Violinisti shqiptar Olen Cesari surprizon me një performancë fantastike nga Statuja e Krishtit në Brazil. Nën tingujt magjepsës të violinës, artisti shqiptar shfaqet në krahun e statujës së famshme duke performuar “Ave Maria”.

Përmes videos së kësaj perfomance, violinisti përcjell nota mbresëlënëse për artdashësit dhe të pasionuarit pas muzikës.

Padyshim një vëmendje të madhe merr edhe panorama magjepsëse teksa sheh nga lart Rio de Zhaneiron.

Një sipërmarrje të tillë e ka prezantuar edhe vetë Olen Cesari përmes postimeve në rrjetin social “Facebook”.

Në nëntor të 2017, Cesari përmes një postimi në Fb, shkruante se ndodhej një Brazil për të promovuar këtë video.

Dhe vetëm një muaj më pas, violinisti i njohur ka zgjedhur të urojë ndjekësit e tij në FB për Krishtlindjen me një foto nga Statuja e Krishtit në Rio de Zhaneiro.

Vetë Olen Cesari thotë se kjo performancë i dedikohet dashurisë së pastër të nënës për fëmijën.

Të këshilluara

Dua Lipa publikon klipin e ri(VIDEO)

Dua Lipa ka prezantuar klipin e saj të rradhës me titullin “IDGAF”. Me tekstin e këngës “IDGAF”, Dua Lipa ka treguar se mbështet femrat anembanë botës të tregoh...

16:45

60 operacione për ti ngjarë kukullës Ken

Braziliani Alvaro Rodriguez nuk ka ndër mend të ndalet me ndërhyrjet plastike pasi sapo ka dalë nga salla e operimit për herë të 60-të. Së shpejti ai do ...

16:13

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI