Flash

Si nëpër filma, 20 policë në Austri për të kapur shqiptarin

Lapsi.al 13 January 2018
Si nëpër filma, 20 policë në Austri për të kapur

Në Linz të Austrisë është arrestuar një kosovar 35-vjeçar i cili para një muaji kishte therur me thikë kroaten 34-vjeçare. Bashkëshorti i saj, një shtetas me prejardhje kosovare, por pa nënshtetësi të caktuar, të enjten është arrestuar nga policia austriake në afërsi të stacionit hekurudhir në Linz. Arsyet e krimit janë ndarja e paralajmëruar e kroates nga kosovari, por aktualisht, kosovari nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

Para një qendre tregtare në lagjen Auëiesen, më 7 dhjetor është acaruar zënka familjare. Kosovari e ka sulmuar me thikë bashkëshorten e vet kroate, duke i shkaktuar plagë të rënda trupore. Mandej, ai ka shtënë edhe me një pistoletë të rreme në drejtim të saj dhe është arratisur nga vendi i ngjarjes në drejtin të panjohur, raporton Shtegu.com.

Për policinë austriake situata ka qenë shumë delikate, pasi fëmijët e tyre kanë qenë në shkollat përkatëse në afërsi dhe ajo është dashur të merren masa sigurie. Për shkak të frikës se mund t'u ndodhte diçka fëmijëve dhe mësuesve në shkollë, policia e ka mbrojtur shkollën. "Për ne prioritare ka qenë që të mbrojmë nxënësit dhe personat e tjerë në shkollë“, ka shpjeguar zëdhënësi i policisë austriake, Major Michael Hubmann, përcjellë Shtegu.com.

Fëmijët janë dërguar në vend të sigurt. Por, frika e policisë ka qenë e paarsyeshme pasi autori nuk është paraqitur asnjëherë në afërsi të shkollës dhe është zhdukur sikur ta kishte përpirë dheu.

Se si ka rënë në gjurmë policia kosovarit, për këtë verpim nuk ka shumë informacion. Vetëm se është thënë se familja për policinë nuk ka qenë e panjohur dhe se tek i pandehuri kanë vërejtur sjellje të pazakonshme. Se ku ka qëndruar sulmuesi kosovar, nuk mund të thuhet me siguri. Por, hetuesit e krimeve të rënda supozojnë se ai ka qenë jashtë vendit. Arrestimi i tij u realizua pas ardhjes së tij me autobus nga Praga në Linz. Kosovari është kapur në befasi shumë dhe nuk ka rezistuar gjatë arrestimit. Në arrestimin e tij kanë qenë të mobilizuar 20 policë.

Deri më tani ai ka refuzuar të flasë, por hetuesit supozojnë se shkaku ka qenë ndarja e paralajmëruar e kroates nga ai. Kroatja 34-vjeçare për momentin është në gjendje të stabilizuar, pohojnë hetuesit. Mbetet e paqartë se ku gjenden fëmijët, por dihet se janë në vend të sigurt.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI