Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Dyshimet për vrasje, gjoba, kanabis/ Si e njohin Lulzim Kullën në Shkodër

Lapsi.al 14 January 2018
Dyshimet për vrasje, gjoba, kanabis/ Si e njohin Lulzim Kullën në

Emri i biznesmenit Lulzim Kulla është mjaft i njohur për Policinë e Shkodrës. 42-vjeçari konsiderohet si një prej “të fortëve” të qytetit dhe ka disa precedentë penalë.

Kulla konsiderohet si kreu i një grupi kriminal, që prej vitesh nënshtron tregtarët në Shkodër duke u vendosur “tarifë” të përmuajshme për garantimin e objekteve tregtare. Historia e vendosjes së gjobave për tregtarët në lagjen “Rus” dhe në zonat përreth daton që prej vitit 1997. Përmes presionit dhe terrorit, tregtarët detyrohen t’u paguajnë një shumë që shkon deri në 50 mijë lekë të vjetra në muaj grupit të të fortëve, në mënyrë që të mos kenë probleme.

Kulla, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën si pasojë e plagëve të rënda të marra nga shpërthimi, njihet si një person i dhunshëm dhe se ka detyruar shumë biznese, që të mbyllin aktivitetin e tyre ndërsa shumë të tjerë, madje edhe janë detyruar që të largohen nga qyteti i Shkodrës, raporton Panorama.

42-vjeçari madje akuzohet se ka marrë pjesë në torturimin deri në vdekje të një prej tregtarëve, që nuk i është bindur diktatit të tij. Bëhet fjalë për një tregtar për shitjen e gazit, për vdekjen e të cilit nuk pati asnjë autor. Vetëm disa muaj më parë, Prokuroria nisi një hetim për gjobvënie ndaj tregtarëve në Shkodër, por pavarësisht se operacioni u shoqërua me disa të arrestuar, çështja u sfumua nga dëshmitë e vetë tregtarëve, të cilët nga frika janë shprehur se paratë paguheshin për ruajtjen e dyqaneve dhe se ndaj tyre nuk është ushtruar presion për një pagesë të tillë.

Por, 42-vjeçari që ishte shënjestra e sulmit me tritol të shpërthyer në distancë me telekomandë rezulton se është një nga të arrestuarit për kultivim kanabisi në zonën e Dukagjinit. Lulzim Kulla, edhe pse konsiderohej si një prej organizatorëve për kultivimin e një sasie të madhe të bimëve narkotike, u la i lirë pas vetëm 6 muajsh. Nuk është e qartë se si 42-vjeçari ka arritur t’i shmanget dënimit, duke bërë që çështja të mbyllet. Gjatë vitit 2016 zona e Dukagjinit në Shkodër u kthye në një “Lazarat” sa i takon kultivimit të bimëve narkotike.

Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Forcat e Ndë- rhyrjes së Shpejtë ushtruan kontroll në fshatrat e Dukagjinit, të cilët më parë ishin të paprekshme për shkak të rezistencës së kultivuesve, që shpesh qëllonin me armë në drejtim të forcave të Policisë. Në operacionin dyditor të gushtit të 2016-s, u zbuluan mbi 40 parcela me kanabis me mbi 10 mijë rrënjë. Ndonëse Policia arrestoi shumë persona të akuzuar si organizatorë të kultivimit të bimëve, mes të cilëve ishte dhe Lulzim Kulla, shumë prej tyre u lanë të lirë për mungesë provash duke bërë që askush të mos përgjigjet për një vepër të tillë penale.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI