Flash

Mesazh për ndihmë nga polici i Shkodrës, pas terrorit me tritol në qytet

Lapsi.al 14 January 2018
Mesazh për ndihmë nga polici i Shkodrës, pas terrorit me tritol

Shefi i Policisë Kriminale në Shkodër, Saimir Rrustemi duket se është prekur nga pamjet e terrorit që shkaktoi atentati me tritol ndaj Lulzim Kullës, një emër i njohur për policinë. Duke parë se krimi ka arritur jo vetëm në polici dhe prokurori, por edhe në në biznes, tek të rinjtë, shkollat etj, polici ka shkruar një status në Facebook, që duket si thirrje për ndihmë.

"Une do ul koken dhe do ju lutem duke u kerkuar ndihme. Do ul koken e t'ju lutem kolegeve te mi: vendosni ne cilen ane te barrikades do qendroni. Do ul koken para prokuroreve e gjyqtareve: Boll me! Vendi ka nevoje per pjesen tuaj te drejte e te ndershme!" shkruan polici që më tej iu drejtohet edhe pjesëve të tjera të shoqërisë.

"Do ul koken e do ju lutem tatimeve, doganave: A nuk ju mjafton? Eshte edhe momenti i juaj! Do ul koken e do ju lutem bizneseve: Mos shikoni daljen nga situatat tuaja financiare duke u mbeshtetur tek parate e krimit! Ato mund t'ju favorizojne nje moment, por ai moment do jete fundi i biznesit tuaj.

Dua te ul koken e t'u lutem mesuesve tane: Ngrihuni ne nivelin qe kerkon puna juaj, edukojini te rinjte tane qe te jene te denje per te qene pjese e paster e vendit te tyre!

Do ul koken e do ju lutem institucioneve fetare: Zoti ju ka ngarkuar me nje detyre te rendesishme, te edukoni shoqerine e t'u tregoni se cila eshte rruga e drejte dhe mos harroni se do jepni llogari para tij!

Do ul koken e do ju lutem te rinjve: Qendroni larg veseve, perbuzeni ate ndjenjen e krenarise per te qene pjese e grupeve kriminale te qytetit! Ne pamje te pare mund t'ua marre mendjen me pasurimin e shpejte me makinat e bukura apo krenarine per t'u dukur i forte, por ju garantoj qe kjo zgjedhje do ju shkurtoje jeten.

Mbase jam patetik, mbase jam i dale mode, sic me thone jam kunder rryme, por dua tua perseris: Vendi yne nuk eshte ky! Vendi yne s'mund te jete ky! Vendi yne nuk duhet te jete kurre ky! Zoti na ndihmofte" shkruan Rrustemi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI