Flash

Ikja e Sheratonit, një tjetër gozhdë e ngulur në arkivolin e turizmit shqiptar

Lapsi.al 15 January 2018
Ikja e Sheratonit, një tjetër gozhdë e ngulur në arkivolin e

Një tjetër gozhdë ngulet në arkivolin e turizmit shqiptar pasi Marriott International, pronar i markës Sheraton hotel nuk menaxhon më pronën e tij Sheraton Tirana qysh nga 31 dhjetori i 2017-s. Një nga vendet me më shumë potencial të madh për rritjen e turizmit, vazhdon të jetë i rrënuar nga korrupsioni dhe nga biznesi i keq.

Në fund të vitit të kaluar, dhjetë zyrtarë të tanishëm dhe të mëparshëm nga zyra e regjistrimit të pronave dhe qeveritë lokale u arrestuan pasi policia shqiptare zbuloi një mashtrim me pronat publike në bregdet. Qeveria e Edi Rama ka luftuar vitet e fundit për të rritur jo vetëm turizmin, por edhe biznesin e përgjithshëm. Administrata e Ramës ka patur shumë premtime, por pak rezultate në lidhje me përpjekjet për turizmin.

Shqipëria zbuloi një plan ambicioz për të krijuar një linjë ajrore të re kombëtare me ndihmën e Turkish Airlines më shumë se një vit më parë, por asgjë konkretet nuk ka ardhur deri tani. Po ashtu, lajmet se reformat në drejtësi në Shqipëri po nuk po konkretizohet, lajmet e vazhdueshme të tregtisë së kanabisit, dhe akuzat për kërcënime e dhunë ndaj gazetarëve janë lista e shkurtër e një imazhi të tmerrshme për Tiranën.

Ndërkohë, Marriott u largua për shkak të përpjekjeve të pakta qeveritare për të tërhequr më shumë marka, nuk ndikon në pamjen e turizmit të vendit. Shoqata Shqiptare e Operatorit Turistik dhe Agjencive Turistike (ATOA) ia atribuon largimin e Sheraton nga Tirana administratës Rama. Sektori i turizmit i Shqipërisë vazhdon të funksionojë pa rregulla dhe standarde të qarta dhe informaliteti është në nivele të larta, tha ATOA në një post në Facebook më 29 dhjetor, duke njoftuar se Sheraton po largohej nga Shqipëria.

Sipas raporteve të medias shqiptare, arsyet e largimit janë të lidhura me vështirësitë financiare me të cilat u ballafaqua pronari i pronës MAK-Shqipëri në vitet e fundit. MAK-Albania është një degë e M.A.Al-Kharafi & Sons Ë.A.L.L. Ndërkohë, Sheraton Tirana Hotel ishte hoteli i parë me pesë yje i futur në kryeqytetin shqiptar, që vepronte nën markën e Sheraton që kur ishte ndërtuar në vitin 2003. Në anën pozitive, Hilton tha më parë këtë javë se do të hapë hotelin e parë në Shqipëri në verën e 2018.

Shqiptarët kishin shpresa të mëdha kundrejt Edi Ramës kur u zgjodh në dhjetor 2013. Shqipëria, një nga vendet më të bukura në Adriatik, duhet të ishte bërë një Mekë turistike dhe e re e biznesit. Por mali që i duhet të ngjisë administrata e Ramës duhet të jetë shumë i pjerrët, ndërsa socializmi duket se nuk funksionon në vendin e ilirëve të lashtë. Njerëzit e Shqipërisë janë ende në mesin e vendeve më të varfëra në Evropë, duke fituar mesatarisht 300 euro në muaj./ Përshtati nga Agrophilia ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI