Flash

Kabllogramet e Uidhers: Për shqiptarët kafeneja është institucion…

Lapsi.al 15 January 2018
Kabllogramet e Uidhers: Për shqiptarët kafeneja është

Në disa kabllograme të dërguara mes shkurtit dhe marsit 2008 të zbuluara nga Ëikileaks, Ambasada Amerikane i ka kushtuar vëmendje mënyrës së jetesës në Shqipëri.

“Institucioni që punon më mirë në Shqipëri është i vetmi vend publik që mund të gjesh: Kafeneja. Shqiptarët i diskutojnë problemet e tyre në kafene, përfshirë këtu politikanë që diskutojë iniciativa publike, zyrtarë që diskutojnë politika të ndryshme dhe studentë që diskutojnë provimet ose modën” – i shkruante Departamentit të Shtetit ish-ambasadori i atyre viteve, Xhon Uidhers.

Diplomati shton në të njëjtin kabllogram se se mes shqiptarëve “dinamika e marrëdhënieve personale është shumë e fortë”.

“Që gjatë periudhës komuniste, ku ti ishe gjithmonë në kërkim të një miku që të të gjente pak më shumë mish apo qumësht, dinamika e marrëdhënieve personale është shumë e fortë dhe kërkon shumë kohë e energji.

Ato ndikojnë në vendimet e njerëzve. Në këtë mënyrë kafenetë janë institucioni ku mund të ankohesh, të zgjidhësh problemet apo të argëtohesh në Shqipëri.

Pra, kur të shihni shqiptarë të ulur në një kafene, mos mendoni se është humbje kohe. Është një institucion social multifunksional për një vend në tranzicion”- shkruante Uidhërs.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI