Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Kris Jenner: "Sa e vështirë është të jesh e famshme"

Lapsi.al 15 January 2018
Kris Jenner: "Sa e vështirë është të jesh e

Të qenurit një personazh shumë i famshmë, nuk është aspak e thjeshtë.

Pavarësisht benefiteve që fama sjell tek çdo njeri, të jetosh gjithnjë duke vepruar sipas rregullave, duke menduar se çfarë do të thonë njerëzit për ty, nuk tingëllon shumë bukur. Familja Kardashian/ Jenner duke qenë se filmojnë pothuajse çdo moment nga jeta e tyre dhe e transmetojnë në një serial, na duket se nuk kanë një jetë private, por mendojmë gabim.

Së fundmi, e vogla e shtëpisë, Kylie Jenner, e cila prej disa kohësh përflitet se është shtatzënë, ka hasur disa probleme me punonjësit në shtëpi pikërisht për çështje privatësie. Dikush prej tyre ka tentuar të fotografojë Kylie teksa qëndronte në shtëpi, si për të na konfirmuar nëse është ose jo shtatzënë, dhe padyshim fotoja do pushtonte mediat ndërkombëtare, por fatmirësisht Kylie e ka ndalur.

Gjatë një telefonate, Kris mësoi këtë problem të vajzës së saj të vogël dhe mesa duket nuk ka qenë rasti i parë.

“Unë me të vërtetë ndihem shumë keq për Kylie sepse është gjithnjë dikush që përpiqet të shfrytëzojë nga një situatë e tillë. Të kesh dikë në shtëpi që përpiqet që të të kap foto, është me të vërtetë stresuese. Ne u japim besim njerëzve që na rrethojnë, por gjithashtu duhet të jemi të vëmendshëm në çdo kohë dhe është jashtëzakonisht shqetësuese se nuk mund të qëndrosh rehat në dhomë apo në tualetin e shtëpisë tënde”, tregon Kriss.

Të këshilluara

Martohet Miley Cyrus, zhvendoset në Australi

Këtë herë Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth  duket se duan ta ruajnë sa më private jetën e tyre. Madje jo pak herë është hamendësuar se çifti janë martuar në fsheh...

14:57

Shakira, artistja më e ndjekur në youtube

Këngëtarja kolumbiane, Shakira, ka arritur shifra mbresëlënëse në YouTube, duke u bërë këngëtarja me më shumë shikime në platformën e shpërndarjes së videove pë...

13:20

Zayn bën tatuazh Gigin në trup (FOTO)

Zayn i cili 2 ditë më parë festoi 25-vjetorin e lindjes sapo ka zbuluar se ka bërë tatuazh sytë e Gigi-t në kraharorin e tij. Ndoshta se ka pasur me qëllim ta s...

12:36

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI