Flash

Mediat serbe zbulojnë skenarin: Si po i shpëton ekstradimit Ballist Morina

Lapsi.al 15 January 2018
Mediat serbe zbulojnë skenarin: Si po i shpëton ekstradimit Ballist

Gazeta serbe “Nezavisne Novosti” shkruan se diplomatët shqiptarë po u bëjnë presion homologëve të tyre në Zagreb që të heqin dorë nga ekstradimi i Ismail “Ballist” Morinës në Serbi, duke i propozuar qeverisë kroate pranimin e kërkesës për azil politik nga ana e Morinës.

Kjo, sipas gazetës serbe e cila nënvizon se ‘politika futi duart’, do të sjellë mosekstradimin e Ballistit.

‘Nezavisne Novosti’ tregon se Kroacia ndodhet mes dy zjarreve, nga njëra anë kërkojnë që procesi ligjor të respektohet, duke ditur se kjo është e rëndësishme për Serbinë, me të cilën marrëdhëniet së fundmi nuk kanë qenë të shkëlqyera, dhe nga na tjetër duan që Zagrebi të mbajë marrëdhënie të qëndrueshme me Tiranën. Për rrjedhojë, sipas ‘Nosvosti’, kroatët lejojnë shqiptarët të vizitojnë Morinën.

Pretendimi i tifozit special të Kombëtares i cili deklaroi se nëse ekstradohet në Serbi jeta e tij do të ishte në rrezik, hidhet poshtë nga gazeta serbe. Sipas saj, vendi ka dhënë garanci dhe nuk e sheh të arsyeshme pretendimin e Morinës.

05-Morina-AP_620x0

“Morina nuk e ka paguar provokimin që bëri në Beograd. Avokatët e Ismail Morinës supozojnë se në Serbi ai mund të dënohet me tetë vjet burg. Vëllai i Ismail Morinës ka nisur një fushatë të gjerë në Shqipëri, së bashku me tifozët shqiptarë duke kërkuar aktivizim të fortë të diplomacisë shqiptare për të ndaluar ekstradimin drejt Serbisë.”  

Në qershor, Morina u arrestua në Dubrovnik dhe Gjykata kroate vendosi fillimisht ekstradimin e tij në Serbi. Por, Gjykata e Lartë e Kroacisë vendosi anulimin e këtij vendimi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI