Flash

Qeveria i bën “dhuratën” 820 mijë euro në fundvit impiantit të mbetjeve në Fier ende pa nisur punimet

Lapsi.al 15 January 2018
Qeveria i bën “dhuratën” 820 mijë euro në

Në kulmin e debatit në lidhje me përfshirjen e qeverisë në financimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve në Fier që nuk ka nisur ende investimin, thesari në Ministrinë e Financave ka paguar në ditët e fundit të vitit 2017 një faturë tjetër prej 108 milionë lekësh (rreth 820 mijë euro) ndaj kompanisë Integrated Technology Waste Treatment, që ka fituar koncesionin për trajtimin e mbetjeve në qytetin e Fierit.

Kompania po merr pagesa të rregullta nga Thesari edhe pse kaloi një kalvar konfliktesh me komunitetin në Qarkun e Fierit, të cilët me protesta agresive nuk po lejojnë ndërtimin e  impiantit në vendin që ishte planifikuar fillimisht në Mbrostar.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, Integrated Technology Waste Treatment Fier, më datën 19 dhjetor 2017 ka ekzekutuar faturën prej 108 milionë lekësh, duke e çuar kështu shumën e përgjithshme të pagesave ndaj kompanisë në 771 milionë lekë ose rreth 5.8 milionë euro.

Nga 11 nëntori i vitit të kaluar, kompania Integrated Technology Waste Treatment Fier, ka të drejtën për trajtimin e mbetjeve në Qarkun e Fierit nëpërmjet koncesionit me Partneritetit Publik Privat, teksa ka përfituar nga qeveria 21% të vlerës së investimit.

Sipas Ministrisë së Financave, impianti i mbetjeve në Fier do të kushtojë rreth 3.6 miliardë lekë ose 27 milionë euro.  Financimi është përllogaritur të bëhet gjatë periudhës 2017-2022. Kufiri vjetor i financimit është 661.5 mln lekë.

Avancimi i punimeve në lidhje në impiantin që do të përpunojë mbetjet në Fier nëpërmjet metodës së djegies me incinerator u pengua edhe për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017. Për kreditë elektorale, funksionarët lokalë të Fierit premtuan se projekti për mbetjet mund të pezullohej, ndërkohë kompania është në kërkim të një vendi ku mund të zhvillojë investimin.

Gjatë këtij viti, qeveria ka programuar të financojë integrated Technology Waste Treatment Fier edhe me 660 milionë lekë të tjera, teksa problemi i tokës ku do të bëhet investimi ende nuk është zgjidhur.

Ekspertët e mjedisit janë duke hedhur alarmin se po krijohen mbiinvestime në ndërtimin e impianteve të përpunimit të mbetjeve me incinerator. Ndërkohë funksionimi i tyre është me kosto të larta në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve.

Së pari, këto impiante emetojnë CO2 në mjedis më nivel më të lartë se aktiviteteve të tjera. Por përpunimi nëpërmjet djegies me incinerim krijon mbetje të rrezikshme që nuk kalojnë për trajtim të mëtejshëm dhe depozitimi i tyre është rrezik./ Monitor

Të këshilluara

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në qytetin e Fushë Krujës në një dyqan detergjentësh në pronësi të shtetasit E.Xh. Nga të dhënat e para mësohet se ka vetëm d...

02:21

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI