Flash

Zëdhënësja e Komisionit Europian: Nuk ka kompromis me kriteret e anëtarësimit, në prill raportet për secilin vend

Lapsi.al 15 January 2018
Zëdhënësja e Komisionit Europian: Nuk ka kompromis me kriteret e

Zëdhënësja e Komisionit Europian për punët e jashtme, fqinjësinë e mirë, zgjerimin dhe negociatat për anëtarësim, Maja Kocijancic është shprehur për televizionin Scan se viti 2018 përfaqëson një mundësi unike për Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të bëjë hapa të patjetërsueshëmn drejt rrugëtimit europian. Kocijancic gjithashtu shtoi se kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet reformave kyç, atë në drejtësi dhe sundim të ligjit si dhe të drejtat themelore.

“Bashkimi Europian është i qartë në pikën se nuk do të bëjë asnjë kompromis me kriteret e anëtarësimit. Çdo progres serioz është i varur nga reformat. Perspektiva europiane vazhdon të udhëheqë transformimin e rajonit, gjë që është në interes edhe të Bashkimit Europian, çka është më e dukshme se asnjëherë më parë. Në mënyrë që të ruhet ky moment pozitiv në rajon, Komisioni Europian ka vendosur që të adresojë sfidat e secilit vend në mënyrë të detajuar. Strategjia do të miratohet në Shkurt, ndërkohë që në muajin Prilll do të prezantohen raportet e detajuara për secilin vend, ku do të sqarohet edhe niveli i përgatitjes së vendeve të rajonit për t`iu bashkuar unionit” –u shpreh Kocijancic.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI