Flash

Një fis i tërë shqiptarësh në pranga si trafikantë droge

Lapsi.al 17 January 2018
Një fis i tërë shqiptarësh në pranga si trafikantë

Të veshur mirë, gjithmonë të gatshëm në vendin e dorëzimit, të edukuar dhe me një italishte mjaft të mirë. Bëhet fjalë për 5 shqiptarë të arrestuar nga skuadra e lëvizshme e Varezes të cilët ishin punësuar 24 orë në 24 në biznesin e shpërndarjes së drogës. Sipas autoriteteve italiane ata mund të shisnin qindra doza në ditë dhe xhironin 4-5 mijë euro.

Sipas komisarit Maurizio Greco i cili kryesoi operacionin për kapjen e shqiptarëve, ky grup shiste një kokainë mjaft të pastër.

“Ajo që ne u kemi sekuestruar ishte e pastër në nivelin 70%. Bëhet fjalë për një cilësi mjaft të lartë në të tilla nivele. Klientët ishin të gjithë italianë dhe takoheshin me shpërndarësit në vende me shumë qarkullim për të mos rënë në sy. Në telefon nuk përmendin asnjëherë një vend të saktë, flisnin me kod dhe binin gjithmonë dakord në Pazar” - tha ai.

Hetimet nisën pas vdekjes së një shqiptari nga overdoza në një apartament në Vareze pasi u zbuluan kontaktet në telefonin e tij. Dy anëtarët kryesorë të grupit ishin M.L. me nofkën “gjermani” 34-vjeç dhe M.O. 30 vjeç. Pjesa tjetër e grupit është e gjitha e përbërë nga familjarë. Një pjesë ishte arrestuar që në prill të 2017-ës sapo blenë 214 gram kokainë nga furnizuesi X.A., edhe ai i vënë në pranga. Dy të tjerët, M.D. 24 vjeç dhe M.A. 33 vjeç u ndaluan në natën mes 15 dhe 16 janarit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI