Flash

Rama i trembet rastit “Tahiri”, ndryshon ligjin për arrestimin e deputetëve

Lapsi.al 17 January 2018
Rama i trembet rastit “Tahiri”, ndryshon ligjin për arrestimin

Grupi parlamentar socialist i ka paraqitur Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi disa propozime për ndryshimin e rregullores. Midis këtyre propozimeve, bie në sy rasti i një kërkese të Prokurorisë për arrestimin e një deputeti.

Sipas rregullores aktuale, sot Prokuroria mjafton të dërgojë në Kuvend një kërkesë dhe dokumentet shoqëruese. Sipas një dokumenti të publikuar nga TCH, socialistët propozojnë që të futet në këtë nen edhe termi “prova”. Pra, sipas tyre, Prokuroria duhet ta dorëzojë relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me prova.

Debati për çështjen e “provave” doli gjatë kërkesës për arrestimin e Saimir Tahirit. Socialistët kërkuan që Prokuroria t’i provonte Kuvendit fajësinë, kurse demokratët thanë se Kuvendi nuk është gjykatë ndaj mjaftonte dyshimi i arsyeshëm për të lejuar arrestimin e deputetit.

Propozimet e reja të socialistëve i njohin gjithashtu të drejtën deputetit që t’i bëjë pyetje Prokurorisë gjatë shqyrtimit të kërkesës dhe të paraqesë shpjegimet e tij.

Gjë që realisht ndodhi në rastin “Tahiri”, kur ishte deputeti që praktikisht mori në pyetje prokurorët. Propozimet e reja reduktojnë kohën e hartimit dhe të paraqitjes në seancë të raportit të Këshilli për rregulloren, mandatet dhe imunitetin.

Ajo që ndodh në seancë shton një element të ri: Rregullorja sot parashikon që raporti i këshillit nuk është objekt diskutimi. Por propozimet e reja të socialistëve fusin mundësin për debat. Kurse votimi, i cili sot është i fshehtë, propozohet të bëhet i hapur.

Pra, deputeti mund ta dijë se kush prej kolegëve ka votuar pro apo kundër arrestimit të tij. Për ta ndryshuar rregulloren duhen të paktën 71 vota, të cilat grupi socialist i ka. Ndonëse ndryshimi i rregullave të përbashkëta të lojës në përgjithësi është bërë me konsensus.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI