Flash

Sekretari organizativ i PD tregon detajet e protestës: Dalim për të rrëzuar Edi Ramën

Lapsi.al 17 January 2018
Sekretari organizativ i PD tregon detajet e protestës: Dalim për

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka folur për përgatitjet e opozitës para protestës së 27 janarit. Në studion e Report Tv, Bozdo deklaroi se PD është në kulmin e përpjekjeve për të pasur një pjesëmarrje sa më të madhe ditën e protestës, e cila sipas tij, pretendon rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

Më tej, Bozdo foli dhe për bashkëpunimin me LSI, duke thënë se PD nuk ndal del kundër asnjë partie që do të protestojë për të larguar kryeministri Rama, që sipas tij, i ka vrarë shpresën këtij vendi dhe shoqërisë.

 “Jemi në kulmin e përpjekjeve tona për një pjesëmarrje sa më të madhe, për të protestuar kundër qeverisë më 27 janar dhe për të kërkuar ikjen e Ramës. Zgjedhja e kryeprokurores ishte gozhda e fundit që varrosi Reformën në Drejtësi. Kur erdhi koha që Vettingu të bëhej, Rama zgjedh të mos e ushtrojë këtë, duke harruar ato që kishte thënë. Të gjitha çështjet e nxehta, që implikojnë qeveritarët shqiptarë nga Edi Rama, e shkruan fatin me zgjedhjen e kryeprokurorit. Nuk do të dalim në protestë për kryeprokurorin. Dalim për të larguar Edi Ramën, ai nuk qeveris më. Sot shpresa ka vdekur. Jemi të dytët pas Sirisë për azil. Ky vend është bërë i pashpresë, ky është problem shumë i madh. Kjo qeveri e ka futur në kolaps vendin, shoqërinë, institucionet. Pa ndryshuar kjo, s’ka asgjë të mirë. Ka bërë të gjithë kriminelët deputetë. Sot nuk ka një shqiptar që i mungon arsyeja për të protestuar.” – tha ndër të tjera Bozdo.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI