Flash

Skema e ngjarjes/ Si u vra Oliver Ivanoviç brenda 3 minutave

Lapsi.al 17 January 2018
Skema e ngjarjes/ Si u vra Oliver Ivanoviç brenda 3 minutave

Në lidhje me vrasjen e liderit të iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanoviç, kanë dalë informacione zyrtare dhe jo zyrtare qoftë në mediat e Kosovës, por edhe në ato të Serbisë.  Në bazë të informacioneve të marra, gazeta "Blic" në Serbi ka rindërtuar edhe njëherë skenën e krimit ku mbeti i vrarë politikani serb në Kosovë.

Deri tani ekzistojnë dy teza për vrasjen e Ivanoviç.  Gazeta "Blic" thotë se sipas teorisë së parë vrasësit ishin duke pritur në rrugë përpara hyrjes së selisë së partisë që Oliver Ivanoviç drejtonte. Thuhet se autorët kanë qëlluar në drejtim të politikanit fillimisht nga larg, duke e rrëzuar atë në tokë. Më pas atë i janë afruar trupit të tij dhe e kanë qëlluar përsëri një ose dy herë.

Pas krimit autorët janë larguar me automjet në drejtim të paditur. Sipas mjekti në trupin e Ivanoviç u gjetën pesë plumba. Sipas një teorie tjetër, vrasësit e liderit serb të Kosovës ishin duke pritur në makinë dhe që prej aty qëlluan në drejtim të Oliver Ivanoviç. Kjo hipotezë është ngritur mbi bazën e të dhënave të prokurorit të Kosovës, i cili tha për mediat e Kosovës se ai u qëllua nga një automjet në lëvizje.

Sipas deklaratave të avokatit të Ivanovic, kreu i SDP u godit nga prapa të paktën pesë herë dhe po sipas avokatit ai kishte vdekur në vend. Bazuar në informacionet e marrë nga policia, por edhe nga dëshmitarë në vendin e ngjarjes nuk janë dëgjuar të shtëna. Disa informacione të tjera, ende të pakonfirmuara thonë se autori ishte i maskuar, i veshur me një kapuç të zi dhe me xhaketë të zezë.

Gazeta "Blic" shkruan se i gjithë krimi u krye brenda 3 minutave. Ekipet mjekësore thonë se ai u paraqit në spital në orën 08:18 minuta, ndërkohë që vrasja ndodhi në 08:15 dhe sipas mjekëve ai vdiq në orën 09:15. Ndërkohë, pas krimit policia gjeti afër vendit të ngjarjes një automjet "Opel" që dyshohet se i përket autorit/ve të  vrasjes së Oliver Ivanoviç.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI