Flash

Zbulohet si e përkëdhel Elisa Spiropali Edi Ramën

Lapsi.al 17 January 2018
Zbulohet si e përkëdhel Elisa Spiropali Edi Ramën

Ish mjaftistja e konvertuar në socialiste, Elisa Spiropali ka rrëfyer më në fundi një sekret. E pyetur ne "kendi i ekselences"se si reagoi kryeministri, pasi ajo e krahasoi në publik me Skënderbeun (shiko videon ne shkrimin poshtë), Elisa u kundërpërgjigj me një pyetje tjetër: “A ka një njeri që nuk i  përlqejnë komplimentat”?

Dhe në fakt kryeministri ka treguar se i  pëlqen të përkëdhëlet nga femrat që ka përreth. Ish ministrja e tij e ekonomisë, Milva Ikonomi e quajti atë si “brand-in” më të fortë që ka Shqipëria në botë. Më pastaj ish ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli e etiketoi gjatë një debate parlamentar si një artist të përmasave europiane.

Por Elisa me sa duket ndryshe nga dy zonjat e tjera ka gjetur çelësin e suksesit.

Krahasimi që ajo i  bëri liderit rajonal me Skënderbeun me sa duket është pritur mirë prej tij. Nëse furçet nuk i  ndihmuan as Kodhelin dhe as Ikonomin të ruanin vendet si minister, Elisa vazhdojë të bëjë përpara. Pavarësisht një drejtimi katastrofik dhe plot hije në dogana ajo u katapultua si depuete dhe tani së fundi edhe koordinatore e bashkëqeverisjes me popullin. Prandaj ajo ka të drejtë kur pohon se “nuk ka njeri që nuk i  do komplimentat” sado të ekzagjeruara të jenë ato.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Dy vetëvrasje ditën e djeshme në vend

Një 47-vjeçar në Peshkopi dhe një 60-vjeçare në Tiranë i dhanë fund jetës ditën e djeshme. 47-vjeçari A.B. u gjet i varur nga familjarët në kasollen e bagëtiv...

16:49

55-vjeçari nga Hasi plagos me çifte të riun

Një plagosje me armë ka ndodhur ditën e sotme në Has, ku një 55-vjeçar ka qëlluar me çifte në drejtim të një të riu. Policia e Kukësit bën me dije se Zek Aslla...

15:03

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI